Begaj vjen në Kosovë, takim ‘kokë më kokë’ me Osmanin

Presidenti i Republikës të Shqipërisë, Bajram Begaj është nisur sot në Kosovë me ftesë të presidentes Vjosa Osmani.

Zyra e shtypit e Institucionit të Presidencës bënë të ditur se, “Presidenti Bajram Begaj do të mbajë një fjalë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqe dhe Siguri që zhvillohet në Prishtinë ditën e nesërme, në datën 15 prill 2024”.

Po ashtu, njoftohet se kreu i shtetit shqiptar do të ketë një takim kokë më kokë me presidenten Osmani si edhe disa takime bilaterale me personalitete të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare.