Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.
Kjo situatë meteorologjike rrjedh si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë jugperëndimore dhe veriperëndimore. Parashihen ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu.
E hënë-Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.
E martë –Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në orët e vona parashihen të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi mesatare dhe lokalisht e fortë.
E mërkurë-Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.
E enjte-Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatre nga drejtimi i veriperëndimit dhe verilindjes.
E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i fohët. Kjo situatë me këto temperatura vie si pasojë e masave të qëndrueshme të ajrit me origjinë veriperëndimore.. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s, i vranët dhe me reshje shiu e bore të intensitetit të ulët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit kushtet agrometeorologjike do të jenë të favorshme për fushën e bujqësisë, ndërsa kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.