Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të shtunën me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves.
Sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit, në takim është folur për marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet aktuale.
Po ashtu, u diskutua edhe për hapat e radhës drejt anëtarësimit në KiE.
“Marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet aktuale ishin temë e diskutimit. Diskutimi u fokusua edhe në hapin e radhës drejt anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshill të Evropës dhe rëndësinë që anëtarësimi në këtë organizatë sjell në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave përmes qasjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg.” – thuhet në njoftim.
Tutje, zyra e kryeministrit ka thënë:
“Në këtë drejtim, Kryeministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar si shtet themelues i Këshillit të Evropës, aleat dhe partner i Republikës së Kosovës”.