Sekretari parlamentar i Ministrisë së Jashtme të Kanadasë, Robert Oliphant do të qëndrojë për vizitë në Kosovë nga 14-17 prill.
Ai do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Ai pritet të ketë takime me zyrtarë qeveritarë, ku do të diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Përgjatë këtyre takimeve, ai do të diskutojë se si Kanadaja mund të mbështesë dialogun Prishtinë-Beograd drejt një marrëveshjeve gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe të identifikojë mundësi të tjera për Kanadanë dhe Kosovën që të vijojnë me promovimin e paqes, stabilitetit politik dhe progresit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.” – thuhet në njoftim.