Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar pas vrasjes së 21 vjeçares nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj.
Në një komunikatë për media, thuhet se ky rast tregon që vajzat dhe gratë nuk janë askund të sigurta:
“Ky rast i femicidit është duke treguar që vajzat dhe gratë në Kosovë nuk janë askund të sigurta. Ato dhunohen e vriten në shtëpi, në strehat e shtetit, në rrugë e në spitale, pa mbrojtje e pa siguri nga shteti”.
Në fund, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka konfirmuar se të hënën, nga ora 17:30 do të mbahet protestë.
“Ne thërrasim në revoltë dhe demonstratë gjithëpopullore, këtë të hënë në sheshin “Zahir Pajaziti” duke filluar nga ora 17:30. Të hënën e çdo ditë tjetër luftojmë për sigurinë tonë dhe të çdo vajze dhe gruaje në Kosovë. Luftojmë që asnjë grua të mos frikësohet, dhunohet a vritet.
Kjo protestë organizohet nga aktivistë/e të pavarura dhe anëtaret/ët e Kolektivit Feminist” – thuhet tutje.
Postimi i plotë: