Kosova në “vaj” për shkak të vrasjes në Ferizaj, zv.ministri i Drejtësisë buzëqesh në Facebook

Vendi u trondit nga një tjetër rast tragjik i vrasjes së grave.

Madje, krimi u krye brenda një institucioni shtetëror. Një 21 vjeçare u vra brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Dorasi, dyshohet të jet ëish-bashkëshorti i saj.

Megjithatë, në kohën kur i madh e i vogël shprehën indinjatën për rastin tragjik, njëri nga udhëheqësit e Ministrisë së Drejtësisë gjeti kohë për diçka “shumë të rëndësishme”.

Zv/ministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, para se të bënte ndonjë reagim për vrasjen, u përkujdes ta ndërronte fotografinë e profilit në Facebook.

Sikur të mos mjaftonte, e vendosi edhe një emoji duke shprehur buzëqeshje.