Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas tragjedisë në Ferizaj, aty ku u vra një grua e u plagos vëllai i saj 15-vjeçar.
Përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se nuk ka nevojë që t’i presin detajet, por vetëm ta dënojnë këtë krim që po përsëritet.
“Drejtësia të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe deklarimi i plotë: