Hapet një konkurs në punë të shtetit, rroga 2 mijë euro

Ndërmarrja Publike ‘Infrakos’ ka shpallur konkurs për një vend pune si udhëheqës i njësisë për implementimin e një projekti.

Konkursi është shpallur më 15 mars dhe është i hapur deri më 16 prill.

Sipas shpalljes, kriter që duhet ta përmbushin aplikantët për këtë pozitë janë është niveli arsimor Bachelor në një fushë teknike si: Ndërtimi civil, inxhinieri, inxhinieri projektesh transporti, inxhinieri sistemesh.

Po ashtu, aplikantëve u kërkohet të kenë së paku dy vite përvojë pune në fushën e ndërtimit ose inxhinierisë.

Shpalljen e ka shpërndarë sot në rrjetin social Facebook edhe zëvendësministri i Tregtisë, Getoar Mjeku.