Rohde i shpërndan çelësat, me Maqedoncin hipin në njërin prej kamionëve që Gjermania ia dhuroi Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës u pajis edhe me 5 kamionë ushtarakë, një donacion i Gjermanisë prej 2.7 milionë euro, që u pranua me një ceremoni të mbajtur sot në kazermën “Adem Jashari”.

Pas fjalëve që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde i mbajtën, ata hipën në njërin prej kamionëve ushtarakë.

Fillimisht, Rohde ua shpërndau çelësat ushtarëve që ishin renditur përpara 5 kamionëve të dhuruar nga Gjermania. Më pas, bashkë me Maqedoncin hipën në njërin prej tyre.

Në ceremoni morën pjesë edhe ushtarë gjermanë, ndërsa në fund u shkrep një fotografi e përbashkët.