Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar familjet e ish-komandatëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Tek familja Thaçit, Hamza ka treguatr se është pritur nga baca Haxhi, ku ka shkruar “presidenti nga mungon”.
“Në konakun e bacit Haxhi, babait të Presidentit Hashim Thaçi, për të uruar festën e Bajramit. Bisedat me bacin Haxhi dhe gjithë familjen e Presidentit janë gjithmonë miqësore dhe familjare. Megjithatë, ndjenjë e përzier. Presidenti mungon!” – ka shkruar Hamza në Facebook.
Hamza gjithashtu ka vizituar edhe familejn e Veselit, ku ka thënë se uron që festat tjera, ata që sot mungojnë, t’i presin në shtëpi e pranë familjeve.
“Bashkë me nënkryetarin Arianin dhe djalin Ensarin, vizituam miqtë e mi e familjen e kryetarit Kadri Veseli për t’i uruar për festën e Bajramit. Uroj që festat tjera, ata që sot mungojnë, ti presin në shtëpi e pranë familjeve!” – ka shkruar Hamza.