Personalitete të famshëm të profileve të ndryshme kanë uruar për festën e Fitër Bajramit.
Postimet e tyre janë bërë në rrjete sociale, duke uruar për sa më shumë harmoni e lumturi në familjet e secilit.
Mozzik, Gold AG, Dafina Zeqiri, Leonora Jakupi, Capital T, Kida – janë disa të famshmit që kanë uruar këtë festë.
Mozzik ka uruar në një mënyrë të veçantë festën e Fitër Bajramit, duke ekspozuar edhe dy gjyshërit e tij.
“Zoti iu dhashtë shëndet e të mira , dhuroni dashuri e respekt ndaj njëri-tjetrit. Zoti ua pranoftë agjërimin dhe gjitha lutjet juve dhe familjeve tua. Me Gjyshën dhe Babgjyshin 194 vite së bashku në një foto. Paçi shëndet”, ka shkruar Mozzik.
E artistët e tjerë kanë postuar fotografi në storje me mbishkrime: Me fat Bajrami.