Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka takuar sot familjarët e heronjve të vrarë në Betejën e Koshares.
“Në Koshare, sot takuam nëna, bashkëshorte, vajza e djem, motra, vëllezër e familjarë të heronjëve, të cilët, 25 vite më parë, thyen kufirin Kosovë – Shqipëri.”, ka thënë Çitaku përmes një postimi.
Ajo e cilësoi si madhështore qëndrimin me krenari të nënave të dëshmorëve.
Të gjithë, pa përjashtim, na frymëzuan e na dhanë forcë – edhe pse do të duhej të ishte e kundërta. Sa madhështore me pa nana që me aq dinjitet e mbajnë krenarinë krahas dhembjes”, shtoi ajo.