Shtohen problemet për Everton, Premier League i heq edhe dy pikë të tjera

Një lajm tjetër i keq për klubin e Everton-it, i cili duhet të përballet me një zbritje të re prej 2 pikësh për shkeljen e rregulloreve të Premier League, në lidhje me produktivitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomiko-financiare.

Mediet britanike raportojnë se provat i janë dërguar një komisioni i pavarur në Premier League gjatë janarit të vitit të kaluar, ndërsa vendimi i zbritjes së dy pikë u mor këtë të hënë.

Me këto dy pikë më pak, Everton zbret në vendin e 16-të të renditjes së Premier League, tashmë në kuotën e 27 pikëve, ndërsa në total këtë sezon “Toffees” janë penalizuar me një total prej 8 pikësh.