KF Rahoveci pas xhiros së katërt ka regjistruar startin më të mirë në dy dekadat e fundit.
Këtë xhiro bardhekaltërit nga “Jahja Danuza” do të jenë nikoqirë të Vëllaznimit.
Në anën tjetër, konkurrenti i parë, Onixi i shkon A&N-së në Prizren.
Gjithsesi, ende është herët për të vendosur se cilat skuadra do të luftojnë për çka, por e rëndësishme është, Rahoveci është në rrugë të mirë.
Shpresojmë që bizneset rahovecase të afrohen edhe më shumë për klubin dhe ta ndihmojnë drejt ëndrrës së madhe.