Në pikën e dytë, Kllokoqi thotë se çmimet janë rritur në produktet ushqimore e po ashtu ai thotë se edhe këngëtarët kanë ngritur çmimet për të kënduar.
2. Vallen e deformimit ekonomik i kapën mindilin tregtarët (pseudo tregtarët) duke rritur çmimet e produkteve nga ato bazike deri te ato luksoze. Për shembull, pasuli ka kushtuar 2.5 euro për kilogram dhe tani kushton 6 euro, ndërsa Coca-Cola për 22% ka ngritje, gjithsej shporta e konsumatorit ka ngritje për 35%. Paramendoni edhe këngëtarët bre i kanë rritur çmimet, e vetë një Zvezd: pse ti e ke rritur çmimin që të shtyni ty? Ma kthej me cinizëm tha Nafta”, ka pohuar ai.
Tutje, ai deklaron se këtu ka ndikuar edhe liberalizimi i vizave.
“Halla e madhe e valles tash është liberalizimi ku paratë po derdhen jashtë vendit, kjo u pritë me ndodh edhe normal që ka ndodh se njerëzit duhet me shëtit, ama na ja nxjerrim bishtin me borxh nismi për deti . 23,000 veta për një vikend në Salonik, d.m.th me nali një Grek ma bojke sa milion KOSOVAR jeni o vëlla se na tranuat”, shkruan mes tjerash ai.
Ndër tjera ai ka pohuar se “Prindë e dasmës që shkojnë nëpër tavolina me i përshëndet mysafirët janë edhe vetë shteti që pa pikë rahmeti i godasin në kohën më të ranë të ekonomisë me ligj të duhanit e me ligje të reja të fiskalizimit, e me dënime e sheh zgjidhjen në vend që me këqyr qysh me i lehtu e stimulu bizneset”.
“Edhe mos të harrojmë që kjo dasëm ka pikën e 5-të, edhe më e rëndësishmja është që komplet Evropa dhe bota, edhe me një krizë post-pandemike, pra Gjermania që nga viti 1953, ka pasur kriza të ndryshme, por për herë të parë prej asaj kohë po shpallet recesioni, që do të thotë diaspora jonë ke me kontribu më pak në vendin tonë dhe besoni që më e vështirë ka me kanë deri në qershorin e 2025”, nënvizoi ai.
Si përfundim, Kllokoqi thekson se “si gastronomë jemi në luftë të drejtpërdrejtë me qytetarin e shkretë që për fat të keq rroga e tij është ende e vogël në proporcion me tregun “.
“Dhe si rrjedhojë e kësaj, konsumi dhe qarkullimi në gastronomi kanë rënë, mirëpo mos të harroj që kjo është një virus që kadal-dal po i kap të gjitha bizneset”.