Ditë e enjte Parlamenti do të votojë nëse do e dërgojë për shqyrtim mandatin e deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese apo jo.
Mësohet se PS dhe PD do të shkojnë me dy raporte në seancën plenare.
Ndërkohë në mbledhjen e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin në Kryesinë e Kuvendit, kishte replika mes kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Pjesë nga diskutimet:
Nikolla: Çështja do të çohet për votim në seancë plenare.
Bardhi: Ju nuk mund të talleni kështu. As me Parlamentin, as me opozitën. Ne ju thamë ta dërgojmë në seancë plenare. Këmbëngulët që të mblidhet Këshilli i Mandateve. Kush është konkluzioni që ne do i dorëzojmë seancës plenare?
Nikolla: Do i propozojmë raportin që do më paraqisni brenda ditës së mërkurë.
Bardhi: Cili është qëndrimi juaj, çfarë duhet të bëjë seanca plenare? Apo nuk keni marrë akoma telefonatën nga Edi Rama, ça do bëni me mandatin. Si mund të silleni kështu? Për çfarë u mblodhëm sot pra?