Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka shkruar për një kuriozitet interesant pikërisht për muajin e Ramazanit në të cilin jemi, dhe në prag të festës së Bajramit.
“A e dini se: Në vitin e tij të parë në detyrë më 1974, Presidenti Ford u bë presidenti i parë i SHBA-së që njohu zyrtarisht Ramazanin – dhe festën e Fitër Bajramit që shënon fundin e muajit të shenjtë – në një kontekst amerikan. Ai lëshoi mesazhe zyrtare me këtë rast gjatë gjithë mandatit të tij si President”, thuhet në njoftim.
Gerald Rudolph Ford Jr. ishte një politikan amerikan që shërbeu si presidenti i 38-të i Shteteve të Bashkuara nga 1974 deri në 1977.