Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, kanë validitet ndërkombëtar, sepse fjala e dhënë e një presidenti apo e një kryeministri para ndërmjetësve ndërkombëtarë, është po aq e vlefshme sa edhe nënshkrimi.
Kështu thotë në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, diplomati austriak Wolfgang Petritsch, ish përfaqësues i BE-së në bisedimet në Rambuje. Për Marrëveshjen e Rambujesë të vitit 1999, ai thotë se ka një vlerë historike, sepse i hapi rrugë ndëryrjes ushtarake të NATO-s. “Kosova tani është 100 për qind në agjendat e politikave të përbashkëta të sigurisë të BE-së dhe Vuçiq e di se çdo veprim ushtarak kundër Kosovës, do të mobilizonte NATO-n për kundërpërgjigje”, thekson Petritsch.