Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Polacit dhe të Abrisë së Poshtme.
Osmani shprehet se martirët e dëshmorët e vrarë kujtohen dhe para tyre përulen me respekt, njofton klankosova.tv.
“Polaci dhe Kosova sot kujtojnë prillin e vitit 1999, kur regjimi gjenocidal i Serbisë në një ofansivë njëjavore, vrau 78 martirë të këtij fshati dhe atyre përreth. Sot i kujtojmë dhe përulemi me respekt edhe për 8 dëshmorët e UÇK-së, të cilët ranë në altarin e lirisë”, ka shkruar Osmani.
“Makineria e regjimit gjenocidal të Serbisë afro dy muaj para kapitullimit të saj, intensifikoi përpjekjet për shfarosjen e popullit shqiptar dhe spastrimin etnik anembanë Kosovës”.
“Më 7 prill makineria vrastare njësoj veproi edhe në Abri të Poshtme, ku u vranë 10 civilë nga Qabiqi”.
E para e shtetit më tutje shton se duke përkujtuar martirët dhe dëshmorët e UÇK-së, nderohet e kaluara, mbahet gjallë e vërteta dhe se ndalet përkushtimi për sjelljen e autorëve para drejtësisë.
“Duke përkujtuar martirët dhe dëshmorët e UÇK-së, ne nderojmë të kaluarën tonë, mbajmë gjallë të vërtetën dhe se ndalim përkushtimin për sjelljen e autorëve para drejtësisë”.
“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”.