Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar 20 paketime të substancës së dyshuar, heroinë.
Në një konferencë për media, drejtori i Antidrogës, Reshat Murseli, tha se substanca e dyshuar u kap në Merdare, në një automjet me targa kroate, ku i dyshuari i kësaj vepre është arrestuar, transmeton klankosova.tv.
”Tek një automjet me targa kroate, hetuesit kanë hasur indikacione të dyshuara, dhe kanë arritur që në pjesën në bagazh të kamofluar në gomën rezervë të automjetit të gjejnë 20 paketime të substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë”.
”Në derën e bagazhit po ashtu janë gjetura të fshehura para në vlerë 2.500 euro dhe një celular”.
”Sipas provave të gjetura është konstatuar se 20 paketime janë në peshë 10 kilogramë e 60 gramë substancë e dyshuar e llojit heroinë – të cilat tashmë janë sekuestruar, ngjashëm sikurse dhe vetura dhe mjetet e gjetura dhe celulari”.
”I dyshuari është arrestuar në vend të ngjarjes dhe pritet ndalimi”.
”20 deri 25 mijë euro për kilogram në tregun vendor të Kosovës”.
Kjo substancë sipas policisë, nga Kosova kishte destinacion vendet e BE-së.