Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se po tentojnë me një “fushatë sondazhi” ta sulmojnë këtë parti.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se LDK po shkon drejt rikthimit të madh.
“Nuk ka kush na ndal. Ne kemi vendosur të punojmë deri në ditën e zgjedhjeve pa u ndal. LDK, shpresë e besë për Kosovën” – ka thënë tutje ai.
Postimi i plotë:
Një javë pas opozitarizmit racional e të faktuar, punës së jashtëzakonshme në terren me qytetarët, interpelancës për tenderët njëburimor dhe videos së djeshme të kryetarit të LDK-së, paskan tentuar me fushatë ‘sondazhi’ të na sulmojnë. Ne ecim para drejt rikthimit të madh. Nuk ka kush na ndal. Ne kemi vendosur të punojmë deri në ditën e zgjedhjeve pa u ndal. LDK, shpresë e besë për Kosovën!