Albin Kurti, kryeminstër i Kosovës, nuk i ka ndaluar fjalët e mëdha për qeverisjen e tij as në ditë të vikendit.
Ai ka shkruar një status relativisht të gjatë, ku ka renditur disa nga punët e kryera.
Në këtë status, Kurti ka shkruar se përkushtimi i Qeverisë ndaj ndërmarrësve “ka qenë thelbësor përgjatë gjithë qeverisjes”.