Gabim teknik ose jo, një zmadhim në Hartën Gjeologjike të Evropës e bën tejet të sikletshëm një postim të Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
E paraqiti për arritje që Kosova paraqitet si tërësi territoriale tamam më vete me vija të plota kufitare (pa vija të ndërprera) në Hartën Gjeologjike të Evropës.
Por…por, zoom-i (nuk dihet nëse gabim teknik i uebfaqes) e afron Serbinë brenda hartës së Kosovë.
Një komentues ka reaguar rreth kësaj, ku ka shkruar se “hyra ne uebfaqen dhe e para qe e pashe: “Serbia, Pec etc.” Nuk pashe ndonje ndryshim.”
Ndërsa edhe një tjetër komentues ka thënë se “…kur t’ja bejsh zoom hartes po del Kosovo dhe siper, mu ne kufi te Kosoves, po del Serbia.”