Pasardhësit e familjes Jashari, Hamza e Ademi ishin sot në Veri, ku vizituan pllakat përkujtimore, pra te vendet ku u vranë Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku.
Ishte vetë Hamza që njoftoi për një vizitë të tillë përmes rrjeteve sociale.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
“Nga Prekazi në Veri!
Shetitje e lirë dhe krejt e zakonshme në veri të Kosovës bashkë me Ademin, duke qenë mirënjohës ndaj historisë dhe heronjëve që mbrojtën me gjak edhe këtë pjesë të veçantë të Kosovës.
Policët Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë ata që kurorëzuan çlirimin e plotë të kësaj pjese të jashtëzakonshme të vendit.
Të fala nga Veriu!🇦🇱👮♂🫡