Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka deklaruar që Radiotelevizioni i Kosovës ka bërë një kronikë 55 sekondëshe dhe pa kamerë në vendin e ngjarjes, e vetëm me deklaratave të liderëve shtetërore, në storien mbi 25 vjetorin e vrasjes së 98 civilëve të vrarë në Rezallë.
Deliu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka deklaruar se po bëhet politikë edhe me martirë e histori të dhembjes kombëtare.
Ajo ka kërkuar që ky veprim të gjykohet nga profesionistër.
Në fund, deputetja ka shkruar: “Për keqardhje”.
Postimi i plotë:
55 sekonda kronikë, pa kamerë në vendin e ngjarjes e ku lexohen vetëm deklaratat e Presidentes dhe Kryeministrit.
Kështu e trajtoi RTK 25 vjetorin e 98 civilëve shqiptarë të vrarë e masakruar në Rezallë. Politikë edhe me martirë e histori të dhembjes tonë kombëtare. Le ta gjykojnë profesionistët, por kjo duket larg profesionalizmit. Për keqardhje!