Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se pjesëtarët e FSK-së në Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë kanë përfunduar me sukses trajnimin me Mortaja 81 mm, të udhëhequr nga instruktorët e KFOR-it turk.
“Pjesëtarët e FSK-së në Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë ( R3K) kanë përfunduar me sukses trajnimin me Mortaja 81mm, të udhëhequr nga instruktorët e kontingjentit turk” ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci”.
Trajnimi i realizuar kishte për qellim ngritjen e kapaciteteve ushtarake në nivel të regjimentit dhe rritjen e ndërveprushmerisë me partnerët në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë.
“Në ceremoninë përmbyllëse komandanti i kontingjentit turk Kolonel Sabri Gokhan Karamursel u nda i kënaqur me bashkëpunimin dhe mundësinë për të ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së”, thuhet në njoftimin e Maqedoncit.