Për 3 muaj, 14 raste të reja me kancer tek fëmijët në Kosovë

Nga janari i këtij viti e deri në muajin mars janë paraqitur 14 raste të reja me kancer tek fëmijët.

Ata trajtimin e marrin në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë.

Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajçevci-Uka ka thënë për Front Online se aktualisht janë 7 fëmijë të hospitalizuar.

Ajo thotë se mosha dominuese e sëmundjes së kancerit është nën 5 vjeç.

“Momentalisht në repartin e hemato onkologjisë janë duke u trajtuar 7 fëmijë me sëmundje malinje. I kemi të moshave të ndryshme por dominon mosha nën 5 vjet”, deklaroi Grajçevci-Uka.