Policia e Kosovës ka konfiskuar një veturë në Kamenicë, si dhe shoferit i ka shqiptuar gjobë prej 500 euro, pasi i njëjti kishte të ndaluar vozitjen për tre muaj.
Në njoftim thuhet se, njësiti patrollues në Kamenicë gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një veturë me targa vendore dhe gjatë kontrollit është vërtetu se vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse për tre muaj.
“Të njëjtit sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj”, vijon njoftimi.