“Eksploroni këtë vend të papërmendur ballkanik dhe peizazhin e tij në zhvillim për udhëtime aventureske, me manastire dhe minare në pragun e kanioneve të fuqishme malore në jugperëndim të vendit”.
Kështu nis artikullin një nga revistat më të njohura në botë për gjeografi, arkeologji, antropologji dhe eksplorim, “National Geographic“.
Energjia rinore përshkon Kosovën. Shteti më i ri evropian është vendi me popullsinë më të re në rajon, me 55% nën moshën 30 vjeçare. Në vitet pas luftës, fshatrat e epokës osmane janë rindërtuar, kështjellat bizantine janë restauruar dhe turizmi natyror ka marrë hov, me aktivitete të përqendruara në vargmalet malore që Kosova ndan me fqinjët e saj ballkanikë.
“Prizreni, qendra kulturore e vendit gjatë periudhës së sundimit osman (1455-1912), mbetet qyteti më simpatik i Kosovës”, shkruan “National Geographic Traveller”, e cila tutje tregon për kulturën dhe bukuritë natyrore në dy qytetet jugperëndimore të Kosovës, Prizrenin dhe Pejën.
Aty thuhet se Prizreni dhe Peja janë porta ideale për të eksploruar peizazhet e egra dhe të thyera të Kosovës jugore.
“National Geographic” përshkruan një ditë në Prizren. “Aty do gjeni shtëpinë e muzeve dhe qindra artefakteve të zbuluara brenda dhe përreth qytetit, kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vendi i një asambleje të vitit 1878 ku udhëheqësit vendas propozuan fillimisht një shtet të bashkuar shqiptar që do të përfshinte atë që sot është Kosova”.
Aty përmendet edhe ura e shekullit të 16-të, ndërsa përshkruhen edhe restorantet afër urës që kalon mbi lumë.
“Mos humbisni pamjet e ndërtesës kryesore të qeramikës neolitike dhe relikeve të epokës osmane dhe sigurohuni që të caktoni kohën e vizitës tuaj për perëndimin e diellit, kur qyteti më poshtë merr një nuancë të artë. Kafenetë e Qytetit të Vjetër të Prizrenit mbushen sa bie mbrëmja. Shumica e vendasve i preferojnë kafetë dhe cigaret (makiatot janë një zgjedhje e famshme), megjithëse shërbehet edhe ushqim tradicional dhe pije alkoolike”.
Për qytetin perëndimor të Kosovës, Pejën, kjo revistë shkruan: “Çarshia e saj e vjetër, e cila u rrafshua me tokë gjatë Luftës së Kosovës, që atëherë është rindërtuar dhe ia vlen të shikohet. Përcilleni aromën në tregun e djathit të së shtunës aty pranë përpara se të vizitoni Muzeun e Pejës, i cili ndodhet në ish-shtëpinë e restauruar të një tregtari”.
Po ashtu, revista përshkruan edhe restorantet e shumëllojshme të Pejës, me ushqime tradicionale që përfshijnë speca të mbushur me mish të njohur si speca dollma.
“Ndaloni në fshatin e afërt Radavc për të parë Mullirin e Bërdynajt. Mendohet se është ndërtuar mbi 300 vjet më parë, mulliri i gurit ka qenë në pronësi të së njëjtës familje që nga viti 1925 dhe ende mbështetet te lumi për të futur në lëvizje gurin e tij të madh të mullirit”.
Disa prej vendeve të cilat propozohet të vizitohen janë: Via Ferrata, Bjeshkët e Nemuna, Malet e Sharrit, Kanioni i Rugovës, Ujëvara e Drinit të Bardhë e Maja e Gjeravicës.