Austria do të dërgojë një kontingjent të ri në misionin e KFOR-it deri në fund të prillit, është publikuar në faqen e Ushtrisë Austriake.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për kontingjentin e 50-të të ushtarëve austriak që do të dërgohen në misionin e KFOR-it dhe si komandant i kontingjentit të ri është zgjedhur koloneli Bernhard Gruber i Shërbimit të Shtabit të Përgjithshëm, i cili do të udhëheqë 190 ushtarë.
Ministrja austriake e Mbrojtjes Claudia Tanner ka thënë se vendi është i përkushtuar për pjesëmarrje aktive në tejkalimin e krizave dhe sigurimin e paqes, duke shtuar se ushtarët austriakë e kanë dëshmuar gjithmonë veten si partnerë të besueshëm në Kosovë.
“Jam e kënaqur që ky kurs vazhdon me vazhdimin e rotacionit të kontingjentit të 50-të”, ka thënë Tanner.
Ushtria Federale e Austrisë është në Kosovë që nga 2 korriku 1999, në bazë të vendimit të Qeverisë Federale është e dislokuar në mbarë Kosovën.