Arrin në Kosovë Hasan Krasniqi, kryeshefi i KRU Gjakova

Para pak minutash ka aterruar në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë kryeshefi i KRU Gjakova, Hasan Krasniqi.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Krasniqi është liruar dje me një vendim të gjykatës në Itali.

Hasan Krasniqi, ishte arrestuar në një pikëkalim kufitar në perëndim të Bullgarisë më 19 shkurt, për tu ekstraduar pak ditë më pas në Itali.

Para autoriteteve italiane, Krasniqi ka shpjeguar se ka qenë i pafajshëm me akuzën për favorizim migracioni.

“Zoti Krasniqi nuk ka asnjë dijeni që këta sportist nuk janë kthyer më në Kosovë, as se si janë marrë vizat, ai vetëm ka ofruar transportin, në fakt duke qenë ortak në këtë kompani transporti, ai indirekt është pjesë e gjithë kësaj”, ka thënë avokati i tij.