Kurti në konak të familjes së Vasfije Krasniqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasditen e së enjtes e ka kaluar tek familja e Vasfije Krasniqit, e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit dhe ish-deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti tha se sërish i ka shprehur asaj mirënjohjen më të thellë për guximin dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës.

“Kënaqësi e veçantë që këtë mbrëmje ta kaloj në familjen e Vasfije Krasniqi Goodman”, shkroi ai në Facebook.

“Vasfijes ia shpreha sërish mirënjohjen më të thellë për guximin dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës. Ritheksova mbështetjen e palëkundur për të gjitha të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë“.

Ai ka theksuar nevojën e mbështetjet institucionale në rastet si të Krasniqit.

“Përkrahja e pakushtëzuar institucionale dhe shoqërore është e domosdoshme për të larguar heshtjen që mveshë këtë krim, këtë armë lufte të përdorur nga Serbia“, tha Kurti.