Hamza: Kosova aktualisht ka në tavolinë ofertën më të varfër ndonjëherë

Kreu i Mitrovicës Jugore, përkatësisht i nominuari për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur për çështjen më të diskutueshme, atë të Asociacionit.

Ai pohoi se kjo është një nga temat më të nxehtë dhe aspak të lehta.

Këtu kujtoi kohën kur ishte përfaqësues i Kosovës në negociatat e Vjenës për sektorin ekonomik, duke ndërlidhur me situatën aktuale.

Këtu pati kritika ndaj qeverisë, për të cilën tha se sot gëzon ofertën më të varfër në tavolinë.

“Kosova aktualisht ka në tavolinë ofertën më të varfër ndonjëherë, pasi s’është as njohja reciproke, ajo që për çka të dy presidentët e fundit amerikanë kanë kërkuar. Jo vetëm keq, vendi ynë s’e ka as garancën për njohjen prej pesë vendeve mosnjohëse”, vlerësoi ai në Debat Plus.