Lista Serbe bëhet nervoze me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, del me komunikatë

Partia “Lista Serbe” – de fakto degë e SNS-së së Aleksandar Vuçiqit – përveç që nuk është distancuar nga ish-nënkryetari i saj Millan Radojiçiq për sulmin terrorist dhe paraushtarak ndaj Kosovës, ka hedhur vrer ndaj shtetit kosovar për gjoja “spastrim të heshtur etnik” pas vendimit për konfiskimin e pronave të Milan Radojiçiqit.

Sot në Mitrovicë, me urdhër të Albin Kurtit, me qëllim të përshkallëzimit të mëtejshëm, në mënyrë të paligjshme dhe të pajustifikueshme iu mor shtëpia dhe çatia mbi kokat e fëmijëve të Milan Radoiçiqit me qëllim të dëbimit të tyre dhe shpërnguljes nga Kosova e Metohia. , por edhe se të gjithë serbët janë të frikësuar dhe kanë dërguar mesazh se këtu nuk ka vend për ta. Aty ku janë rritur këta djem të ndershëm dhe kanë shkuar në shkollë me moshatarët e tyre, kanë planifikuar të ardhmen dhe kanë ëndërruar, tani forcat speciale të Kurtit me armë të gjata po pushtojnë dhe grabisin shtëpinë e tyre pa asnjë arsye”, ka shkruar Lista Serbe.