Nën masa të rrepta sigurie Kurti viziton Komunën e Leposaviqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot komunën e Leposaviqit.

Me të ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Kosovo Online” ka publikuar pamje nga momenti kur Kurti e Krasniqi nën masa të rrepta sigurie dalin nga objekti dhe largohen nga oborri i komunës.

Express ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë për të kuptuar arsyen e vizitës dhe është në pritje të përgjigjes.