Haxhiu: Qeveria Kurti vazhdon të mburret me dështimet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në një postim në “Facebook” ka kritikuar Qeverinë e vendit.

Haxhiu ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë, që projekti i përuruar të Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës ende nuk ka përfunduar edhe pse ky projekt ka qenë i gjithi donacion.

“Pas neglizhencës 4 vjeçare me në fund e përuruan Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, projekt i filluar në vitin 2019. Dihet që gjysma e buxhetit për këtë projekt ishte siguruar donacion nga shoqata “Nëna Terezë”, që operon në Gjermani me udhëheqës Shaqir Gashin dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, me udhëheqës Halil Kastrati.”-ka thënë Haxhiu.

Tutje Haxhiu thotë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka ndikuar në mosaplikim në konkurset që hapen në Spitalin e Mitrovicës.

“Aq shumë e kanë degraduar shëndetësinë , saqë me askush nuk ju konkuron në konkurs për pozitën e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës. Profesionistët shëndetësorë as nuk dëshirojnë të identifikohen me këtë Qeveri të papërgjegjshme dhe nënvlerësuese të profesionistëve shëndetësorë.”-ka përfunduar Haxhiu