Bislimi dhe Hargreaves diskutojnë për takimet e fundit në Bruksel

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Kumtesa për media thotë se ata biseduan rreth një morie temash si fuqizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, mbi procesin e dialogut, përfshirë dy takimet e fundit në Bruksel të mbajtura në nivel të kryenegociatorëve por edhe zhvillimet e fundit të aktualitetit në vend.

“Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për bisedën si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.