Të paktën 29 persona kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një klub nate në Stamboll.
Klubi i mbyllur për punime rinovimi ndodhet në katin e parë të një pallati 16-katësh në lagjen Besiktas, në anën evropiane të qytetit.
Sipas mediave lokale, ka qenë një shpërthim “afër skenës” që ka shkaktuar zjarrin.
Guvernatori i Stambollit, Davut Gul, u tha gazetarëve në vendngjarje se po hetohen shkaqet e zjarrit dhe besohet se viktimat ishin persona të përfshirë në punën e rinovimit.