Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj thotë se me humbjet e mëdha të Trustit llogariten dyfish pasi një pjesë të atyre mjeteve s’ishte lejuar që t’i tërhiqnin qytetarët.
Nitaj shkroi në Facebook se “sikur Qeveria ta kishte lejuar tërheqjen e 30% për qytetarët, kjo humbje do të ishte për rreth 50 milionë më e vogël”.
“Trusti penaional i paska humbur 161.6 milionë. Sikur Qeveria ta kishte lejuar tërheqjen e 30% për qytetarët, kjo humbje do të ishte për rreth 50 milionë më e vogël”, shkroi Nitaj.
“Që humbin askush s’jep llogari, kryesorja qytetarëve të mos u jepen”, shtoi ai.