Një kosovar nga kantoni Vaud i Zvicrës, DJ me profesion, vdiq tragjikisht në një aksident të rëndë me Ferrari të dielën në Italinë veriore.
Vetura u copëtua, duke u shpërndar, si dhe flakë të mëdha u panë në autostradë.
Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.
Komuna e Junikut ka bërë një postim për vdekjen e kosovarit.
Komuna informon se viktima e këtij aksidenti është Hysni Qestaj.
Krahas ngushëllimeve, komuna ka publikuar edhe foton e viktimës së aksidentit.