Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka ngritur aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv avokati Tomë Gashi.
“Po, është ngritur aktakuzë për “Vrasje të rëndë””, tha ai për Klankosova.tv
Dy të dyshuarit deri më tani kishin qëndruar në paraburgim.
Ata do të vazhdojnë të mbahet deri aty deri në një vendim tjetër të gjykatës.
Organi i akuzës rastin fillimisht e kishte iniciuar si “Vrasje në tentativë”, e më pas është ricilësuar në “Vrasje”.
Një muaj pas vrasjes, më 13 shkurt, dy të miturit të cilët dyshohen për vrasjen e 18-vjecarit Lulzim Fejzullahu, kishin shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje para prokurorit të rastit.
Më 20 janar, Prokuroria ka konfirmuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit.