Shqiptari futet në kishë në Francë gjatë kremtimit të meshës dhe thërret “Allahu Akbar”

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë, me protagonist një 33-vjeçar shqiptar, i cili është futur në një kishë gjatë kremtimit të një meshe dhe ka bërtitur “Allahu Akbar”.

Ngjarja ka ndodhur në Montpellier, ku shqiptari, i paarmatosur, është larguar menjëherë nga kisha, pa shkaktuar asnjë incident.

Më pas janë njoftuar edhe patrullat e policisë, të cilat e kanë ndaluar të riun shqiptar dhe e kanë shoqëruar në komisariat, përcjell albinfo.ch.

Para oficerëve i riu, i cili ndodhej në Francë ilegalisht, ka treguar se në fakt kishte bërë një “shaka pa kripë”, teksa ishte nën ndikimin e alkoolit.