Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, i cili është aktualisht kryeministër.
Hamza ka thënë se do të ketë rritje të pagave, duke shtuar se ka pasur rritje pagave edhe në kohën kur ka qenë ministër.
Ai gjithashtu ka thënë se do të ketë edhe rritje të pensioneve.
“Sa i përket përqindje së pagave do ta tham në një moment të duhur, por çka jam i sigurt është se do të ketë rritje të pagave, do të ketë rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë, edhe kategoritë e moshës, por do të ketë edhe reformë pensionale, sepse nuk janë të trajtuar njëjtë, edhe ka kategori të pensionistëve që janë të dëmtuar”, ka thënë Hamza.