Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza, do jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Qalaj tha se me qeverisjen e PDK-së do ndalet edhe largimi i të rinjve nga Kosova.
“Jemi të bindur që do ketë ndryshim, jemi të bindur që PDK do ta udhëheq vendin. Jemi të bindur se do ketë qeverisje që do sjellë qytetarëve një jetë më të mirë. Do ndalet Ajo që po na brengos më së shumti, dalja jashtë e të rinjve tanë, të cilët po I lënë lagjet, fshatrat e qytetet bosh”, tha ai në “Five” të TV Dukagjinit.
Ai theksoi se PDK nuk planifikon të bëjë ndonjë koalicion parazgjedhor.
“Nuk mendoj që do bëjmë koalicion parazgjedhor, s’do ishte e shëndetshme, është mendimi im personal. Edhe kryetari I partisë ka thënë se do shkojmë vetëm”, ka thënë ai.
Kurse pas zgjedhjeve tha ai se nuk dihet, por “shpresojmë që do kemi numrin e mjaftueshme të deputetëve që të qeverisim”.