Ish-kryediplomatja shqiptare, Majlinda Bregu është vënë në shënjestër të kritikave në Twitter, pasi në një postim iu referua Kosovës me fusnotë.
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal njoftoi për një aktivitet të RCC-së në kryeqytetin e Kosovës, por iu referiu shtetit ballkanik me një fusnotë në fund.
Pasi disa përdorues i thanë se po e zhvleftësonte pavarësinë e Kosovës, Bregu tha se s’do të bënte debat me ta. Por tha se Kosova vet ka pranuar që asaj t’i referohen me fusnotë në RCC.
“Nuk bej debat n’Tw. As pres urime,per 1 super aktivitet te RCC n’Prishtine. Poor,kushdo drejton 1 org. nderk, respekton rregullat. @ RCC, denominimi i KS eshte me *. Kete ka pranuar KS kur eshte bere anetare, 2014.Jam e 1 qe do ta # me 2 nese do te varej nga u. Si n’shqip”, shkroi Bregu.