Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar për një sukses historik të fakultetit juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët u renditen në top 3-she ku ishin në garë me gati 400 universitete të botës.
Osmani tha se vajzat e djemtë nga Kosova kanë lënë prapa edhe universitete si ai i Oxfordit, Cambridge, Duke, LSE e qindra universitete të tjera.
“Këto vajza e djem nga Kosova kanë lënë prapa Universitete si Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, Ëillem C Vis. Ata poashtu fituan çmim të veçantë për Memorandumin për palën e paditur”.
“Kjo ekip këtu në foto dëshmon se vetëm me punë e përkushtim arrihet gjithçka. Krenare sa më ska!”
“Bravo studentëve Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa, Rea Hadri, si dhe Trajnerët: Prof. Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.