Lidhja Demokratike e Kosovës “është dashuruar” në frazën “Hajnat n’burg” – frazë kjo e përdorur shumë nga Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në opozitë.
Kështu iu drejtuar deputetëve të mazhoranës deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, teksa si opozitë akuzuan qeverinë Kurti për praktiken e shtirë në të gjithë sistemin publik, dhënien e tenderëve njëburimor.
Sipas Selmanajt, Vetëvendosje ka harruar frazën “hajnat n’burg” dhe se, tash “po dëshiron me shku me postulatin hajnat n’zgjedhje” , pasi sipas tij, po iu “duhen paret e tyre (hajnave) për të bërë fushatë edhe një herë”.
“Ne kemi filluar me u daahuru në postulatin ‘hajnat n’burg’, por jo hajnat n’zgjedhje. Ne po dojmë më të vërtetë që hajnat me përfundu në burg, e qysh pe shoh VV-ja po dëshiron me shku me postulatin hajnat n’zgjedhje. Sepse po u duhen paratë e tyre më bë fushatë edhe një herë. Unë mendoj që është e gabueshme, prandaj ne insistojmë themelimin e këtij komisionit Hetimor”, ka thënë Selmanaj./Sinjali