Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se deficiti tregtar nga viti 2019 e deri në vitin 2023, është rritur nga 3.1 në 5.1 miliardë.
Ai tha se importi ka shënuar rritje shumë të madhe gjatë qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.
“Mbulimi i importeve me eksporte gjatë 10 viteve të fundit është pothuajse i njëjtë, nga 12%-16%, përjashto kohën e pandemisë. Ai që krenohet me këto të dhëna, ose nuk i kupton, ose mashtron opinionin”, tha Hoti.