Dorëzohet Memli Krasniqi, propozon Bedri Hamzën për kryeministër nga radhët e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pritet ta propozojë sot Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Kreu i PDK-së ka ftuar sot konferencë për media, ndërsa sipas burimeve brenda PDK-së, lideri i kësaj partie pritet që në këtë konferencë do të dalë me propozimin zyrtar që kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e reja parlamentare.