Gjeorgjia ka shokuar Greqinë për të bërë vend në Kampionatin Evropian të futbollit. Të martën mbrëma në Tbilisi, Gjeorgjia e mposhti Greqinë pas gjuajtjes së penalltive, në finale të plejofit për kualifikim në Euro 2024.
Finalja Gjeorgji – Greqi i ka takuar Rrugës C të plejofit.
Gjeorgjia prej fundit të pjesës së parë luajti me një lojtar më pak në fushë. Giorgi Loria u përjashtua me të kuq. Por e mbajti rezultatin 0:0 deri në fund e po ashtu në vazhdime. Në penallti gjeorgjianët shënuan katër herë, ndërsa Greqia ishte vetëm dy herë e saktë.
Gjeorgjia për herë të parë është kualifikuar në Evropian.
Do të jetë në grup me Turqinë, Portugalinë e Çekinë.